Sekuestrohen 200 kg kanabis në Igumenicë, në pranga 3 shqiptarë

Antidroga greke ka sekuestruar në afërsi të Igumenicës një sasi prej 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas autoriteteve helene, droga ishte e fshehur në një kanal dhe ruhej nga tre shtetas shqiptare, të moshave 19, 26 dhe 29 vjeç, të cilët u arrestuan. Autoritetet thanë se shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës. Ata do ta dërgonin kanabisin në Athinë, ku do të shpërndahej në zonën e narkotikëve të kryeqytetit helen. Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykate për masën e sigurisë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me këtë trafik.

Artikulli paraprakPANIK NË AVIONIN E LINJËS ANCONA- TIRANË, ZJARR NË KABINË
Artikulli tjetërNDËRMJETËSIMI I KONFLIKTEVE, 10 MIJË RASTE NË KATËR VITE