Një sasi prej rreth 200 kg kanabis është sekuestruar në fshatin Proger.
Lënda narkotike ishte tharë dhe bërë gati për transport për trafik, por në momentin e fundit është bllokuar.
Një person është shoqëruar deri tani nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.