Një sasi prej 207 kg është gjetur nga policia e Tiranës në një stan për bagëtitë.

Droga është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike. Policia arrestoi Mehmet Hoxha, 67 vjeç, banues në Krujë. Policia informon: Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë ky shtetas, dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakUKRAINA ANULON VIZAT ME SHQIPËRINË, MË 1 PRILL HYN NË FUQI MARRËVESHJA
Artikulli tjetërE LIDH DROGËN RRETH MESIT SI BREZ, PËR TA ÇUAR NË GREQI