25 m3 lëndë drusore janë sekuestruar gjatë kësaj jave në njësinë administrative Gur i Zi. Të shtunën u bë grumbullimi i një sasie të konsiderueshme, e cila u gjet e braktisur në afërsi të fshatit Rragam.

Shefi i policisë Pyjore Mark Ndou tha se për të disatën herë, personat përgjegjës largohen sapo marrin informacion për aksionet e policisë. Deri tashmë bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës nuk kanë shpallur fituesat e tenderave për furnizimin e popullatës me dru zajrri, ndërsa Ndou u shpreh optimist se kjo do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim. Ulja e temperaturave ka rritur gjithashtu edhe rastet e sekuestrimit të lëndëve drusore në qarkun e Shkodrës, kjo e ndikuar edhe nga fakti se disa bashki akoma nuk kanë përcaktuar subjektet që do të bëjnë shpërndarjen e druve.

Artikulli paraprakQYTETARËT DENONCOJNË ABUZIMIN QË U BËHET ATYRE
Artikulli tjetërADEMI APEL MINISTRISË, MERRNI SHEMBULLIN E SHKODRËS