Sekuestrohen 3 mln euro hashash të tjera

Droga me origjinë nga Shqipëria vijon të shkojë në Itali edhe kur kushtet atmosferike nuk e favorizojnë lëvizjen me gomone”. Kështu e nis shkrimin e saj “Brindisireport”, e cila raporton për mbërritjen në brigjet italiane të një sasie prej 655 kg marijuanë, por këtë herë të sekuestruar në një gomone. Ngarkesa e mbërritur nga Shqipëria dhe është sekuestruar mbrëmë vonë në datën 15 mars në Brindisi. Gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë kg marijuanë të paketuara sapo ishin vendosur në një furgon, në të cilin ndodheshin dy persona. Policia ka dyshuar nga prania e këtij mjeti në një orë kur të gjitha dyqanet ishin të mbyllura dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalonte. Dy personat që ndodheshin në të kanë ndaluar mjetin dhe kanë ikur në këmbë. Ndërkohë policia ka sekuestruar mjetin me 348 kg marijuanë, ndërsa 19 pako të tjera janë gjetur të fshehura në pika të ndryshme të një plazhi ku dyshohet se ka mbërritur një gomone. Vlera totale e lëndës narkotike arrin në 3 milionë euro. Mediat italiane shkruajnë se një muaj me parë, në të njëjtën zonë janë sekuestruar 56 kg marijuanë me të njëjtat karakteristika.

Artikulli paraprakDUKA PËR ALEANCAT E EKIPEVE: GABIM SHUMË I MADH
Artikulli tjetërTENTOJNË TË GRABISIN BANKËN, NUK GJEJNË PARA