Sekuestrohen 30 kg kanabis, në pranga 5 persona
Policia e Shtetit ka sekuestruar këtë të diel 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 5 persona. Të arrestuarit janë, Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë, Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë, dhe D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit. Për këta persona kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit kanabis sativa dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar . Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar, 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, 1 armë e llojit “SHOTGUN”, 3 telefona celular, 1 palë pranga dhe 1 thikë. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkepunim”, të parashikuara nga Neni 283/2 dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.