Kapshticë, sekuestrohen 30 kg kanabis, në pranga një 29-vjeçar

 

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar këtë të hënë 30 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa. Në prangat e policisë ka rënë një 29-vjeçar si posedues i kësaj lënde narkotike. I arrestuari është Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin ky person drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kg kanabis. Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se personi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

Artikulli paraprakLUAN RAMA: MENDUAM EDHE TË SHKARKONIM KRYEMINISTRIN, POR SHKARKUAM MINISTRIN
Artikulli tjetërAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN NË LEZHË