Oficerët e doganave së bashku me efektivët e policisë së Malit të Zi, kanë parandaluar kontrabandën e 300 kilogramëve të lëndës narkotike skunk.

Droga është gjetur mëngjesin e sotëm në pikan kufitare Vraçenoviç, e fshehur brenda një kamioni frigorifier i drejtuar nga shtetasi malazez M. N.

Nga kontrolli i detajuar në çatinë e frigoriferit, në një depo të punuar posaçërisht, janë gjetur 295 pako me drogë, me peshë rreth 300 kilogramë. Automjeti dyshohet se pas kalimit të doganës, do të shkonte në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.

“Policët kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit në Podgoricë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e organeve policore.

Artikulli paraprak“VDIQA VETËM PËR 5 MINUTA”, ERIKSEN: NUK E PRISJA QË NJERËZIT TË MË DËRGONIN KAQ SHUMË LULE
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON VIDEON NGA MOMENTI I VENDOSJES SË FLAMURIT SHQIPTAR NË OKB