Vetëm pak ditë pasi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi paralajmëroi nga laguna e Kune- Vainit, ku kryhej Censusin Kombëtar i Shpendëve, për ndëshkim të subjekteve që kapin, tregtojnë apo balsamosin shpendët e rralla, është konkretizuar me sukses aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës kanë sekuestruar ditën e sotme 300 shpendë faqekuq gardelina të cilat do të tregtoheshin në shtetin fqinjë. Shpendët, po transportoheshin në mënyrë të paligjshme me një autobus të linjës Tiranë -Athinë dhe u gjetën në një nga bagazhet e autobusit gjatë aksionit të zhvilluar rreth orës 14.00. Inspektorët e mjedisit kanë bërë ndalimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjetit, me inicialet Dh.B dhe E.V bllokimin e autobusit dhe sekuestrimin e shpendëve.

Çështja i është referuar prokurorisë për ndjekje penale ndaj dy shtetasve. Shpendët e sekuestruar bëjnë pjesë në listën e kuqe të IUCN dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.

Artikulli paraprakDHUNOHET NGA 3 PERSONA SHEFI I REGJIMIT TË BURGUT 313
Artikulli tjetër4 SHQIPTARËT KAPEN ME 10 MIJË EURO MALLRA TË VJEDHURA, SULMOJNË KARABINIERËT