NJË SHTETAS ARRESTOHET PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE
Me datën 05. 08. 2014, filloi proçedimi penal Pa autor, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë, për asnjësimin e bimëve narkotike, u bë asgjësimi i 3468 rrënjë Canabis Sattiva, të mbjedha në 19 parcela tokë pa pronar, pikërisht në vendet e quajtura, si:
“Mali Prroi i Poligonit”, Laç Vau-Dejës Shkodër, u konstatuan dy parcela të mbjedha me Canabis Sattiva, gjithsejt 297 rrënjë.
Fshati “Benë”, Komuna Shllak, në 16 parcela të mbjedha me Canabis Sattiva, gjithsejt 3006 rrenjë.
“Pylli Nderluma”, Komuna Iballë Pukë, në një parcelë e mbjedhur me Canabis Sattiva, gjithsejt 165 rrënjë. U bë asgjesimi i tyre dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorve. Materialet në Prokurori nenet 284 dhe 284/1 të Kodit Penal.
Me datën 05. 08. 2014, u bë ndalimi i shtetasit Mark Maçi , vjeç 57, banues në Fshatin Ças, Komuna Velipojë Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka qënë i shpallur në kërkim policor për vepren penale “Kultivim i bimeve narkotike”. Materialet në Prokurori neni 284 i Kodit Penal.