Policia Financiare e Barit me anë të një komunikate shtypi të shpërndarë mëngjesin e sotëm ka informuar se gjatë natës së Krishtlindjeve (25 dhjetor) një patrullë e tyre e komandës së qytezës së Monopolit ka sekuestruar 350 kg marijuanë, një furgon që shërbente për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian si dhe një gomone me fuqi oqeanike e pajisur me dy motorra prej 300 kuaj fuqi secili, e përdorur për të trafikuar drogën drejt brigjeve italiane.

Ky operacion nisi pas identifikimit të një furgoni që lëvizte me shpejtësitë madhe në rrugët përgjatë bregdetit. Menjëherë policia italiane është vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i furgonit sapo ka nuhatur patrullën e policisë ka braktisur automjetin, duke u larguar në këmbë e duke humbur gjurmët i favorizuar nga errësira e natës. Në furgonin e braktisur policia italaine ka gjetur 40 pako marijuanë me peshë totale prej 350 kg. Kërkimet e mëtejshme të Financës italiane çuan në gjetjen e një gomone me dy motorra të fuqishëm prej 300 kuaj fuqi jashtë bordit, e braktisur në bregdetin mes komunës së Polignanos e Monopolit. Gomonia ishte përdorur nga skafistët për të trafikuar drejt brigjeve italiane sasinë drogës së sekuestruar në furgon. Sipas policisë italiane mjeti lundrues ishte braktisur në breg të detit për shkak të kushteve të këqija të motit. Policia italiane informon se vazhdon hetimet për të zbardhur identitetin e trafikantëve.

Artikulli paraprakVETËPLAGOSET ME PISTOLETËN E SHËRBIMIT POLICI, NGJARJA NË BANESË
Artikulli tjetërA DO U HIQEN MANDATET? NIS DEBATI NË KQZ PËR SELAMIN, TAHIRIN E RROSHIN