AKSION I PËRBASHKËT PËR NDËSHKIMIN PËR PRERJEN E PALIGJSHME TË PYJEVE.Të gjithë ata që do të tentojnë që të dëmtojnë pyjet në qarkun e Shkodrës duke bërë prerje të paligjshme për t’i tregtuar më pas do të përballen me forcën e ligjit. Institucionet duket se janë të vendosura për të mos patur tolerime për askënd që shkel ligjin. Në këtë mënyrë 30 metër stere lëndë drusore, janë sekuestruar në rrethin e Shkodrës.

Ka qenë një aksion i përbashkët mes shërbimit pyjor, drejtorisë rajonale të pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe me mbështetjen e Komisariatit të Policisë të Shkodrës. Të gjithë sëbashku kanë alternuar punën duke arritur që të sekuestrojnë  30 metër sterë lëndë drusore. Burime pranë këtyre institucioneve bëjnë me dije se aksioni është përqendruar në territorin e Komunës Postribë në afërsi të fshatit Drisht duke qenë së në atë pjesë mjetet zbresin zakonisht me lëndët drusore të prera në mënyrë të paligjshme për t’i tregtuar më pas. Sipas burimeve janë 4 mjete motorike nga ku 3 tip IFA dhe një kamionçin të cilat janë ndaluar. Pas kontrolleve të ushtruara në terren është arritur në konkluzionin se drutë që po vinin drejt qytetit të Shkodrës ishin prerë pa asnjë lloj kriteri e pa patur asnjë lloj dokumentacioni duke shkelur kështu ligjin. Në këtë mënyrë janë kryer veprimet e duhura për atë kundravajtje me lëndët drusore. Në këtë periudhë zakonisht kontratat e subjekteve me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit për prerjen e pyjeve përfundojnë çka do të thotë se as subjektet e liçensuara tashmë nuk kanë të drejtë që të vijojnë aktivitetin e tyre për prerjen e pyjeve. Aktualisht është koha në të cilën shumë qytetarë përdorin për ngrohje lëndët drusore gjë e cila herë pas here persona të papërgjegjshëm duke shfrytëzuar këtë periudhë dynden në pyje duke i dëmtuar. Kontrollet pritet që të vijojnë sërish dhe shkelësit e ligjit të vihen përpara përgjegjësisë. 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/mA-6sYpZxr8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODRA, MBËSHTET PROTESTËTN E PD
Artikulli tjetër“POETËT, PËR POETIN”