Tre persona u arrestuan në Fier, pasi u kapën me 43.5 kg kanabis në formë çokollatë. Policia thotë se operacioni i koduar “Zhupani” filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:
A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
M. K., 46 vjeç, banues në Fier
K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate”, sqaron policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakPROKURORIA: RENEA NUK SHKELI LIGJIN NË VRASJEN E KACIFASIT NË BULARAT
Artikulli tjetërPRESIDENTI META NDEROHET ME TITULLIN MË TË LARTË TË KROACISË