Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë, duke sekuestruar rreth 5.1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Vlera e saj arrin në gjysmë milionë euro.

Të arrestuarit janë Eduart Gjata dhe Fadil Bami, të cilët u kapën në Zonën e Ish-Parkut. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim 2 të tjerë

 

informacioni i plote i policise: 

Policia e Tiranës ka kyer një tjetër goditje kundër trafikimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike duke arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim 2 të tjerë dhe kapur rreth 5.1 kg heroinë.  

Operacioni i koduar “Summer 2016” u finalizua sot rreth orës 15:30. 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës arriti përmes një hetimi intensiv 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë  e rrethit gjyqesor Tirane, të dokumentojë veprimtarinë kriminale dhe të arrestojë në flagrancë 2 shtetas për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. 

Të arrestuar janë shtetasit: 

–    Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe 

–    Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë. 

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobuzave dhe Unazës së Re, në kryeqytet. 

Nisur nga këto rrethana, agjentet e operacioneve speciale dhe antidroges, te cilet i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike.  Nderkohe ne kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere te cilet jane te identifikuar nga ana jone. 

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plasmasi transparente, me  lëndë narkotike te dyshuar Heroinë. 

Lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”. 

Materialet e  mësipërme do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale“Prodhim dhe shitje e lëndëve  narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.​

Artikulli paraprakAKUZAT PER FSHEHJE PASURIE, REAGON VLAHUTIN
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “STEP BY STEP”