Një operacion antidrogën Vlorë ka çuar në prangosjen e 6 personave dhe sekuestrimin e 630 kilogramë kanabis sativa, në formë pluhuri, çokollate dhe vaj hashashi.
Sekuestrohet 1 gomone, 5 automjete si dhe arrestohen 6 persona.
Në operacionin antidrogë, të koduar ‘SEA’, morën pjesë 40 forca policie dhe u finalizua me sukses duke sekuestruar:629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri,
6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate,900 gramë vaj hashashi,5 automjete,
1 mjet lundrues tip gomone
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit :Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,
Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,
Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për akuzën e ‘Trafikimit të narkotikëve’.