Sekuestrohen 562 kg kanabis në Kavajë. Policia njofton se është arrestuar vetëm një përson për këtë sasi të madhe droge të sekuestruar.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Saimon Beqiraj me banim ne Frakull të Madhe. Atij ju gjet kjo sasi droge në makinen e tij fuoristradë.

Makina ishte e imbarkuar sipër një karrotreci që po transportonte fuoristraden.
Saimon Beqiraj ishte shofer i karrotrecit dhe është ndaluar nga policia në aksion Rrogozhinë-Kavajvë.Polcia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë,

ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua 562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Artikulli paraprakVETINGU SHKARKON GJYQTARIN E DYTË. IKËN DHE GJYQTARI I APELIT DURRËS, BESIM TREZHNJEVA
Artikulli tjetërVENDOSIN TRA NË SURREL,DERGOHEN NE POLICI KRERET E FRPD-SE DHE LRI-SE