Dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve janë identifikuar sot në Tiranë.
19-vjeçari me iniciale A.Sh. u ndalua në fshatin Luz i Vogël të Kavajës, pasi në mjet iu gjetën 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Në rrugën “Hamdi Pepa”, në magazinën në pronësi të shtetases me iniciale M. Gj. janë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. 57-vjeçarja është vënë nën hetim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel