Me datën 11. 08. 2014, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur Fshati Xhaj, Komuna Shkrel, shërbimet e policisë të Komisariatit Malësi e Madhe, kanë identifikuar dhe asgjësuar katër parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt 674 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. Materialet në Prokurori, neni 284 i Kodit Penal.
Me datën 11. 08. 2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K. M., vjeç 57, banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi duke drejtuar motorrçikletën Tip Dayang, në oborrin e shtëpise së tij, është rrëzuar dhe për pasojë ka pësuar dëmtime. Ky shtetas pasi mori ndihmën e parë pranë Spitalit Rajonal Shkodër, mëpas është dërguar pranë Spitalit Rajonal Lezhë, dhe ndodhet jashte rrezikut për jeten. Materialet në Prokurori, neni 290 të Kodit Penal.
Me datën 11. 08. 2014, u plotësua Kërkesë – Padia, për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes, për shtetasen A. Sh., vjeç 40, banuese në Shkodër, pasi në mënyrë sistematike është dhunaur nga bashkëshorti i saj, shtetasi M. Sh., vjeç 44, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Gjykatës së Rethit Shkodër, në bazë të Ligjit Nr.9669 datë 18.12.2006.
Me datën 11. 08. 2014, në vendin e quajtur Fshati Kqirë, Komuna Luf – Qerret Pukë, është djegur plotësisht me zjarr autovetura Tip HUNDAJ, në pronësi të shtetasit K. M., vjeç 41, banues në Lezhë. Po punohet për sqarimin rrethanave. Materialet në Prokurori, neni 151 të Kodit Penal.
Me datën 11. 08. 2014, filloi proçedimi penal, në gjendje te lirë, në ngarikim të Gj. F., vjeç 79, banuese në Fshatin Rapsh, Malësi e Madhe. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi duke punuar në banesën e tij, është rrezuar duke rënë nga tavani i shtëpisë, me lartësi rreth 1.5 metra, ku për pasojë ka marrur fraktura në pjesë të trupit, dhe ndodhet pranë Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Materialet në Prokurori, neni 99 të Kodit Penal.
Me datën 11. 08. 2014, në vendin e quajtur Lagjja “Lepurth”, Fshati Kqirë, Komuna Luf-Qerret Pukë, janë vjedhur përcjellësat elektrik, me një sasi prej katër kompatash tel përcjellës me gjatësi prej 200 metrash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori, neni 134 të Kodit Penal.