Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë në Korçë.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim Jetnor Gungo 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës.
“Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital,
u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaroi policia.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e shtetasit K.G.