Plot 70 mijë euro cash dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro të dyshuara se janë përfituar nga aktivitet kriminal i janë sekuestruar në Lushnje 39 vjecarit Julian Sulo, një personazh i njohur për lidhje të dyshuara me bandat në Lushnje dhe gjithmonë i konsideruar si Rival i Aldo Bares.

Policia thotë se operacioni u krye nga Strukturat e Krimit Ekonomik të Fierit pas një informacioni se 39 vjecari merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares.

Operacioni vjen vetem një ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, dajës së Zamir Latifit, por policia nuk bën lidhje mes rasteve.

Në vitin 2018, Julian Sulo, u ndalua nga forcat e policise pasi u kap me pistolete pa leje, ndërsa mësohet se kishte vetem pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Artikulli paraprakMBI 10 MIJË SHQIPTARËVE U NDALOHET UDHËTIMI NË ZONËN SHENGEN, POLICIA SHPJEGON ARSYET
Artikulli tjetërKOKAINË DHE HEROINË, GODITET GRUPI KRIMINAL NË JANINË, KOKA ISHTE SHQIPTAR