Sekuestrohen 700 fishekzjarre të rrezikshme

Prej ditësh shërbimet e policisë në terren po vijojnë kontrollet ne tregjet kryesorë të kryeqytetit për parandalimin e tregëtimit të fishekzjarreve të rrezikshme, të cilat shpesh herë janë bërë shkak për incidente gjatë festimeve të ndërrrimit të viteve. Po paravëresisht se ligji e ndalin shumë prej subjekteve tentojnë të tregetojnë fishekzjarre me fuqi piroteknike te madhe. Deri tani janë sekuestruar 700 fishekzjarre. Krahas masave të marra për rendin dhe sigurinë, në natën e ndërrimit të viteve, policia i ka kushtuar rëndësi dhe përdorimit të fishekzjarrëve. Prej ditesh, të gjitha shërbimet në terren në bashkëpunim dhe më zjarrfikëset, dhe policiane bashkiake kanë marrë urdhër të tregojnë kujdes për parandalimin e incidenteve nga fishekzjarrët. Për këtë tashmë çdo biznes apo dhe institucion, i cili ka parashikuar përdorimin e tyre për arsye festive, duhet të marrë leje shërbimin zjarrfikës. Po pavarësisht kesaj shumë biznese tentojne të tregëtojnë këto artikuj të rrezikshëm, ndërsa ligji e percakton qartë se per c ilat duhet lejë nga shërbimi zjarrfikës Ndërkohë qe ne ligjin nr. 9272, datë 16.9.2004 thuhet se: “Lëndët piroteknike dhe fishekzjarrë për përdorim civil, që lejohen të importohen, eksportohen apo prodhohen në Republikën e Shqipërisë, janë ato mallra, transformimi i të cilave bëhet vetëm me djegie, me shpejtësi 1-10 m/sek, të cilët lëshojnë flakë dhe dritë, me ndriçim, me ngjyra të ndryshme.” Mesohet se Policia se bashku me shërbimin zjarrfikës e Drejtorinë Tatimore prej një jave gjatë kontrolleve kanë sekuestruar 700 fishekzjarre me fuqi plasëse të madhë. Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe ne magazinat e medha që furnizojne tregun

Artikulli paraprakDREJTORI I POLICISË RRUGORE: KUJDES ME ALKOOLIN, NDËSHKIM KUSH SHKEL LIGJIN
Artikulli tjetërZJARR NË NJË APARTAMENT RREZIKOHEN BANORËT