7680 kapsolla janë sekuestruar nga policia në Bulqizë në kuadër të kontrolleve në disa qytete, si dhe janë vënë nën hetim dy pronarët e dy dyqaneve.
Konkretisht në dyqanin në pronësi të A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.
Ndërkohë policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.