Greqi sekuestrohen 87 kg kanabis në pranga 2 shqiptarë dhe 3 grekë
Një sasi prej 87 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke në aksin rrugor Kostur -Selanik. Në pranga kanë rënë 5 persona mes tyre 2 shqiptarë dhe 3 grekë. Lënda narkotike ishte e fshehur në katër canta udhëtimi dhe ambalazhuar me qese plasmasi. Gjatë operacionieve përvec lëndës narkotike janë sekuestruar 5 automjete, 11 telefona dhe rreth 4650 euro. Dy shtetasit shqiptarë janë të moshës 43 dhe 53 vjeç. Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike po transportohej brenda një automjeti ndërsa një tjetër makinë shërbente për të lehtësuar transportimin e kanabisit.