3 ton e 800 kg marijuanë e sekuestruar e 11 persona të arrestuar, mes të cilëve 9 shtetas shqiptarë e 2 italianë, është bilanci i dy operacioneve të ekzekutuara gjatë mëngjesit të sotëm në rajonin e Pulias në Itali nga Policia Financiare e qytetit të Leçes.
Operacioni i parë policor është ekzekutuar në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur janë sekuestruar 2 ton e 720 kg marijuanë. Përgjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona 4 shtetas shqiptarë e 2 italianë. Operacioni i dytë policor është ekzekutuar pas një kontrolli rrugor në afërsi të komunës së Ceranos. Në një automjet të tipit Fiat Iveco janë sekuestruar 1 ton e 200 kg marijuanë e janë arrrestuar 2 shtetasit shqiptarë që po udhëtonin me të. 3 shtetas të tjerë shqiptarë janë arrestuar në një automjet tjetër të tipit Yaris që po shoqëronte automjetin Fiat Iveco me ngarkesën e drogës.