Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal .

Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: • 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; • 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); • 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2; • 9 automjete luksoze. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro. Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve: – P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë; – V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni; – A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN NË TRE OPERACIONE 140 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërPËRDHUNOI STUDENTEN NË BODRUMIN E LOKALIT, ARRESTOHET SHQIPTARI NË FIRENZE