Operacion i koduar “POROSIA”
Operacioni nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër! Sekuestrohen 6 mina me telekomandë,1 Snajper dhe 2 pistoleta. Arrestohen 3 persona. Sot më datë 26.03.2016, ora 13:30, në kuader te procedimit penal te vitit 2016, Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikeve te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, finalizuan me sukses operacionin e koduar “P O R O S I A” , në drejtim të dokumentimit ligjor të veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” e parashikuar nga neni 278/1/2/3/4/ dhe “Trafikimit të armëve dhe municioneve” 278 /a, te K. Penal, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve me iniciale: 1. F. B. 2. H. I. 3. Sh. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: • 6 Mina me telekomandë në distancë me celular. • Një pistoletë model 57 e kalibrit 7.62 mm • Një revolver model Zastava- Magnum. 357 • Një Pushkë me mjete – optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62 mm • 23 copë fishekë • Dy telefona “SAMSUNG” • Dy automjete. Në bashkëpunim me Prokurorinë po thellohen hetimet e këtij aktiviteti për dokumentim të lidhjeve të tjera kriminale.