Prokuroria e Vlorës ka vendosur në sekuestro preventive disa objekte me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Mësohet se këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj Maksi Merkajt, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet e ditur se objektet e sekuestruara janë: 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; si dhe 4 automjete.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro. Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Artikulli paraprak30 QERSHOR, ADEMI URDHËR ADMINISTRATËS SË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRPLASET AUTOBUSI I SHKOLLËS, PLAGOSEN 20 FËMIJË