sekuestrohen rreth 500 kg drogë në Gjirin e Dafinës
Një ngarkesë prej 500 kg lëndë narkotike, kanabis sativa është gjetur në Gjirin e Dafinës në Vlorë. Lënda narkotike dyshohet se ishte lënë aty që më pas të transportohej gjatë natës drejt brigjeve të Italisë. Burime nga policia kufitare e Vlorës konfirmojnë për Ora News ngarkesën e sekuestruar. Forcat delta dhe policia po kontrollojnë zonën ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte vendosur në 20 çanta dhe ishte paketuar në pako 1 kilogramëshe