Tableta me drogë me vlerë 7 milionë euro janë sekuestruar në Igumenicë.
Droga ishte nisur nga Turqia dhe kishte destinacion Italinë.
Droga transportohej nga një shtetas bullgar, 31-vjeç, i cili kishte fshehur lëndën narkotike brenda një makine luksoze, tip BMW.
Policia greke zbuloi gjithsej 369.545 pilula brenda qeseve.