Policia e Vlorës ka sekuestruar 200 kilogram Marijuanë, 2 armë zjarri automatik dhe 300 fishekë, ndërsa në pranga janë vënë dy autorët e dyshuar.

Të arrestuarit janë Çoban Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë dhe Mateos Bregu, 24 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë. “Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë pranë fshatit Mallkeq. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian”, sqaron policia. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”, – 2 armë zjarri “Automatik-model 56”, – 4 krëhër të mbushur me fishekë, – 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Artikulli paraprakTENTON TË KORRUPTOJE POLICIN, ARRESTOHET 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërBEN BLUSHI LARGOHET NGA PARTIA SOCIALISTE, JA LETRA E PLOTË