Nje aksion i policisë së shtetit fqinj ka zbluar një sasi të madhe kanabisi dhe heroine. Aksioni ka ardhur pasi janë prangosur dy persona disa ditë më parë.
Droga u sekuestrua brenda një furgoni në Selanik.Policia greke ka sekuestruar më shumë se 8 kg heroinë dhe 210 kg kanabis.
Droga u zbulua si rezultat i hetimeve pas arrestimit të një greku dhe një shqiptari, më 29 maj.
Ata u arrestuan për transportimin e një sasie prej 31,5 kg kanabis me makinë në zonën e Kosturit.