Policia e shkodrës ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe ka arrestaur 4 persona të cilët janë posedues të municioneve.

Uniformat blu kanë ndaluar Pal Hila, Ndue Kola, Zija Rupa dhe Ylber Rupa pasi gjatë kontrolleve në total janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 armë zjarri Tip automatik, 
një kallep tritoli 400
një sasi fitili zjarrpercjellës,
18 kapsolla detonare
5 krehera 
100 copë fisheke.
Në kuadër të operacionit për armëmbajtjeve 66 vjecarit Hila, banues në Fshatin Mali Jushit i janë sekuestruar në banesën e tij:
1 armë zjarri automatik, Model 56, kaliber 7.62 mm.
2 karikatorë me nga 30 copë fishekë
71-vjecarit Ndue Kola, banues në Bushat, policia i ka sekuestruar në banesën e tij:
një armë zjarri automatik, 
një krehër me dy fishekë në të 
33 copë fishekë Model 54  
Ndërsa familja Rupa banuese në lagjen “Zogaj” të Shkodrës i sekuestrohen:
një kallep tritoli 400 gr.
një sasi fitili zjarrpercjellës 
18 kapsolla detonare
nje automatik
dy krehera me nga 30 fishek të cilët i mbanin pa leje
Materjalet proceduriale në ndarkim të 4 shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të “Arëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe mbajtje e armeve te zjarrit dhe e municionit“ sipas neneve 278, 278/1 dhe 278/3 të Kodit Penal. 

Artikulli paraprakITALI, SHKATËRROHET RRJETI I DROGËS SHQIPTARO – ITALIAN
Artikulli tjetërVIDHNIN ENERGJINË DY PERSONA NË PRANGA