Në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike,

të armëmbajtjes pa leje si dhe në vijimësi të kontrolleve të ushtruara , Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Edison Bajrami 22 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Dy qese celefoni me 400 g lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sattiva. 270 (dyqind e shtatëdhjetë) fishekë armë zjarri model 56. 1(një) pistoletë shenjëdhënëse Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakITALI, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË, SEKUESTROHET 37 KG HEROINË
Artikulli tjetërLAGJIA “TOPHANE”, PREJ 25 VITESH NË MËSHIRE TË FATIT