Sekuestrohet drogë me vlerë 100.000 euro, 4 shqiptarë në pranga
Katër shqiptarë janë arrestuar nga efektivë të policisë së Pordenone në Itali, për trafik droge, raportojnë sot meidat lokale. Banda, aktive mes Venetos e Friulit, është ndaluar falë një postblloku të posaçëm të policisë. Në makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët, agjentët gjetën gjysme kg kokainë të pastër, me vlerë 100.000 euro, raportojnë meidat lokale. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar në burg. Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin të arrestuarit, u gjet edhe gjysmë kg marijuanë.