Sekuestrohet drogë në kamion, gati të ngarkohej në traget

 

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një kamion i cili pritej të ngarkohej në traget. Operacioni është ndërmarrë në portin e Vlorës dhe lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 15:00. Nga informacionet e para mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ku u sekuestrua droga. Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar si dhe informacione të tjera lidhur me operacionin

Artikulli paraprakNDALOHET MAKINA 100 MIJË €, “AUDI” I BLINDUAR GODET POLICINË
Artikulli tjetërDOGJËN 2 DYNYM TOKË, NDIQEN PENALISHT DY PERSONA