Sekuestrohet drogë në një hotel në Himarë, një i arrestuar.

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në një hotel në Himarë, ku në pranga është vendosur edhe një person. Një ditë më parë është finalizuar me sukses operacioni i koduar ‘Hotel Room’, në fshatin Piqeras, Himarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qendros, në fshatin Piqeras, kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër. Në pranga është vënë Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras, Himarë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë. Dosja i ka kaluar Prokurorisë për akuzat e ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’

Artikulli paraprakTRE SHQIPTARË NË PRANGA, U KAPËN ME 78 KG KANABIS
Artikulli tjetërMAFIA ITALIANE ABUZON ME FONDET PUBLIKE PËR REFUGJATËT