Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, është vendosur shiriti në pronën e vëllait të Balilit, hotelin e njohur në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Mëngjesin e sotëm efektivë të policisë, dhe njerëz të Prokurorisë kanë qënë në ambientet e hotelit ku dhe po bëhet kontrolli dhe inventari i nevojshëm i pasurisë. Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane.

Artikulli paraprakBASHA: XHAFAJ DEKONSPIROI OPERACIONIN PËR ARRESTIMIN E ISH-ZYRTARËVE TË POLICISË
Artikulli tjetërPUKË, KAPET 35 VJEÇARI ME DROGË