POLICIA E SHKODRËS VIJON OPERACIONET KUNDER BIMËVE NARKOTIKE .

Më datë 16. 07.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•    Zef  Krepi, vjeç 61, banues në Fshatin Mnelë e Vogël,  Shkodër
•    Zef  Vathaj, vjeç 67, banues në Fshatin Mnelë e Vogël  Shkodër,  
•    U bë shpallja në kërkim e shtetasit Frrok Vathaj, . V., vjeç 58,    banues në Fshatin Mnelë e Vogël          

Arrestimi i shtetasit Zef Krepi, u bë pasi gjatë kontrollit për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Mnelë e Vogël”, ju gjetën dhe sekuestruan në  cilësinë e provës materiale 97 rrënjë bimë kanabis sativa, të cilat i kishte kultivuar në një parcelë të marrë me qera nga shtetasi  Frrok Vathaj. Ndërsa arrestimi i shtetasit Zef Vathaj, u bë pasi duke qenë Kryeplak i Fshatit  nuk ka dhënë informacion për kultivimin e lëndës narkotike.  Po punohet për kapjen e shtetasit Frrok Vathaj.  Materialet në Prokurori neni 284 dhe neni 248 të Kodit Penal.

1.    Më datë 16. 07.2014, filloi procedim penal pa autor, pasi gjatë kontrollit për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike :

•    Në vendin e quajtur “Karmë” në Malin Markolaj, Bashkia Vau i Dejës, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 6 parcela në të cilat ishin kultivuar 197 rrënjë bimë narkotike
•    Në vendin e quajtur Fshati Gajn, Komuna Shllak, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 5 parcela në të cilat ishin kultivuar 1630  rrënjë bimë narkotike
•    Në vendin e quajtur Fshati Mnelë, Komuna Vig – Mnelë, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 9 parcela në të cilat ishin kultivuar 775  rrënjë bimë narkotike
•    Në vendin e quajtur Fshati Malc, Komuna Gur i Zi, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 9 parcela në të cilat ishin kultivuar 1547  rrënjë bimë narkotike
•   
•    Në vendin e quajtur “Stanet e Kabashit”, Komuna Fierzë, Pukë u gjetën dhe u asgjësuan 4 parcela në të cilat ishin kultivuar 226  rrënjë bimë narkotike

Artikulli paraprakNUNCI APOSTOLIK VIZITON SHKODRËN
Artikulli tjetërBASHKËPUNIMI KOSOVË SHQIPËRI