Gjatë ditë së sotme janë sekuestruar 394 gramë kokainë.Në prangat e policisë ka rënë Jurgen Papa, banues në Pogradec.Eshtë shpallur në kërkim shtetasi A.P. 26 vjeç
Ja njoftimi I policisë
Policia e Pogradecit, arreston në flagrancë 1 shtetas si edhe shpall në kërkim 1 tjetër, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:• Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë.1 krëhër pistolete me 9 fishekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.