Sekuestrohet kokainë dhe hashash, 3 muaj hetime për të arrestuar trafikantët e Durrësit
Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit ndërsa tre të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, në kuadër të një aksioni anti-drogë, njofton sot policia. Florian Likmeta, Detar Rama dhe Erti Bllaca janë vënë në pranga, banues në Durrës. Ata shpërndanin kokainë dhe kanabis në Durrës. Trafiku i drogës kryhej pikërisht me biçikletë, për të mos rënë në sy. Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë për S.Zh. 23 vjeç, banues në Durrës, E.M. 22vjeç, banues në Durrës dhe G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni “çiklisti” u finalizua pas hetimeve 3-mujore. Arrestimi i tyre u bë pasi një natë më parë, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, përfshirë edhe tre muajt të hetimit, u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndë narkotike, të ndara në doza për t’u shitur, konkretisht: • rreth 100 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë? • rreth 500 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva? • një thikë? • një kaçavidë, brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike • një biçikletë • lekë • aparate telefoni celular. Të arrestuarit, dozat e lëndëve narkotike e fshihnin në një pjesë të biçikletës (pjesën e pasme) dhe më pas I shpërndanin. Mjeti që përdornin ishte biçikleta ose motor me qëllim që të mos identifikoheshin që po kryenin veprimtari të jashtëligjshme. Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për të njëjtën vepër penale (shpërndarës Kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta në bashkëpunim.