Në kuadrin e luftës kunder narkotikëve dhe anagzhimevge të strukturave hetuese është zhvilluar edhe godtja e fundit e forcave policore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore katër mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoriatin policor, gjatë kontrollit, në tri lokacione, Ferizaj, Kaçanik dhe Prizren,

ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe tri vetura të cilat janë sekuestruar.

Sipas prokurorisë, janë arrestuar gjashtë persona, dhe njëri ndër ta është zyrtar policor.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Artikulli paraprakERA DJEGJE DHE TYM, FRIKË NË RINAS, PASAGJERËT BRAKTISIN AVIONIN QË DO NISEJ
Artikulli tjetërI VARUR NGA DROGA DHE I PAPUNË, I JEP FUND JETËS ME PISTOLETË