Gjykata e Posaçme sekuestroi një makinë BMW të blinduar të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.

Më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i dërgoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe ishte edhe automjeti BMË i Lulzim Berishës.

Pasuritë e Lulzim Berishës kanë kaluar njëherë nëpër filtrat e drejtësisë. Teksa gjykohej si drejtues i “bandës së Durrësit” në Gjykatën për Krimet e Rënda në një proces paralel, e njëjta gjykatë vlerësonte kërkesat e prokurorisë për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të tij, që dyshoheshin si të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GODET ME GRUSHTE NË FYTYRË DJALIN PSE DOLI NË MBROJTJE TË NËNËS
Artikulli tjetër170 TË DËNUAR LIROHEN NGA BURGU, MES TYRE 23 GRA DHE 2 TË MITUR