Një gomone e ngarkuar me hashash është bllokuar mbrëmjen e sotme në një aksion ndërkombëtar. Burime nga policia e Vlorës thanë se sasia e kapur është “e konsiderueshme”, ndërsa pritet të bëhet peshimi.Ndërkohë, nuk njoftohet për persona të arrestuar.

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, edhe gjatë kësaj të marte, kanë kryer kontrolle për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit. Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujerave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det, thanë burime zyrtare nga Policia. Pas bllokimit, shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës: Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve. D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det. Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Artikulli paraprakI AKUZUAR SE VRAU ARTAN CUKUN, KËRKON NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË
Artikulli tjetërTRITOL BANESES ,PLAGOSET LEHTE OBJEKTIVI