Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, ish-deputeti u arrestua në tetor të vitit 2018 si i përfshirë në një skemë tjetërsimi parash. Ndërsa, bëhet me dije se i janë sekuestruar 300 mijë metër katror tokë në bregdetin e Lezhës si dhe apartamente.
Mësohet se sipërfaqet ndodhen në vendet si: “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh. Sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.Sipas njoftimit të Krimeve të Rënda thuhet se prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.Ndërkohë, në bazë të përgjimeve telefonike të Prokurorisë, ish-deputeti Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës,
Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit. Ndërkohë ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar ashpër pas vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila i sekuestroi pasuritë me vlerë 40 milionë euro.Ai
pohon se akuzat ndaj tij janë hiperbolizuar ndërsa shton se nuk e di se ku janë këto prona, të cilat iu sekuestruan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndoka me një reagim në “Facebook” shprehet se nuk ka asnjë metër tokë të sekuestruar e as të pa sekuestruar.
Shpesh here viteve te fundit qe pas angazhimit tim ne politike , akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku jane keto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund.Pse nuk e dokumentoni me fakte atehere meqenese me papergjegjshmerine me te madhe postoni lajme te tilla mediokre?
Prokuroria mund te sekuestroje dhe detin Adriatik, por une nuk kam asnje meter toke te sekuestruar e as te pa sekuestruar. Ska shans as prokuroria, as portalet, as oficeret gjyqesor profesionist te konstatojne prona apo firma te falsifikuara qe kane te bejne me mua.Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazen..!”, shkruan ai.