Itali, sekuestrohen 400 kg drogë arrestohet një 48 vjeçar nga Vlora
Policia italiane ka sekuestruar 400 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një italian. Operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza në San Pietro Vernotico. Të arrestuar janë Luca Sabetta 37-vjeç nga San Pietro Vernotico dhe Vezdhan Braimhaj 48 vjeç nga Vlora. Droga u gjet një pjesë në banesën e italianit, ndërsa pjesë tjetër në një kamion pranë banesës së Luca Sabetta-s që po testohej nga shqiptari. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për origjinën e drogës dhe nga hetimet e para dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet kanalit të Otrantos.