Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, gjatë një interviste në “TV 21” ka ka rrëfyer për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë gjatë së cilës mbeti i lënduar rëndë. “I pashë sulmuesit tek vinin në drejtimin tim dhe unë thjesht fillova të shkoj në drejtimin e tyre sepse e pash që kanë ardhur për mua dhe në këtë mënyrë do t’i mbroja të tjerët.

Unë mora vendimin për të mos ikur. Unë jam doktor me profesion gjithsesi dhe të jesh në front në kësi lloj situatash është ajo ç’farë pritet”, ka thënë Sela. I pyetur nëse është i mbushur me inat për sulmin ndaj tij natën e 27 prillit, Sela është përgjigjur. “Nuk jam i mbushur me inat për shkak të sulmit sepse jam duke rritur fëmijë këtu dhe mendoj për gjeneratat e ardhshme. Por të jeni të sigurt që gjithashtu jam një politikan dhe mund t’i fsheh gjërat mirë. Unë jam gjakosur, por unë i takoj një kulture të Shqipërisë Veriore, dhe ne nuk harrojmë lehtë”, ka theksuar Sela.

Artikulli paraprakZBULOHET SHKAKU I VDEKJES TRAGJIKE TË DY TË RINJVE SHQIPTARË NË ITALI
Artikulli tjetërZAEV: DERI TË MËRKURËN, MAQEDONIA ME QEVERI TË RE