Përmes një postimi në Facebook, Erion Braçe ka ndarë një video ku duket salla ku nesër Edi Rama do të mbajë takimin e radhës me diasporën shqiptare në Selanik.

Salla në Porto Palace është e mbushur me karrige gati të presin nesër shqiptarët e Greqisë, teksa Braçe thekson se çdo shqiptar në Selanik e në rrethina e ka vendin aty nesër, duke shtuar se: Fashizmin e kemi mundur me kohë, para 80 vjetësh, duke dhënë një kundërpërgjigje për disa fletushka të grupeve ekstremiste greke kundër takimit të Ramës në Selanik.

Artikulli paraprak“942 MIJË PASAGJERË NË TETOR 2024” ”, RAMA JEP LAJMIN E MIRË
Artikulli tjetërHUMB JETEN EDHE VIKTIMA E KATERT NGA ATENTATI NE SHKODER