Prej së shtunës, prurjet e shtuara të lumit Kir rrezikojnë një pjesë të urës së Bardhajve. Erjon Selgjekaj, administrator I njësisë Rrethina tregon se masat e marra nuk garantojnë siguri për lëvizjen e banorëve të zonës, pasi ura mbetet e rrezikuar nga gërryerja e vazhdueshme në strukturën e saj. Sipas tij, në muajin mars pritet të fillojë puna për mbrojtjen e plotë të kësaj ure.

Administratori Selgjekaj kërkon që institucionet të marrin sa më parë masa, pasi problemi ka qenë I paralajmeruar disa herë në forma zyrtare por edhe në media.

Rritja e prurjeve ujore në këtë periudhë me reshje të dendura, mund të dëmtojë edhe më tepër segmentin që lidh fshatin me urën në rast se Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit nuk ndërhyn në kohë për rikonstruksionin e urës me standartet e duhura.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË VEND, BERISHA: FATKEQËSIA NË KËTË MOT ËSHTË EDI RAMA DHE MINISTRAT E TIJ HAJDUTË
Artikulli tjetërADMINISTRATORI CENI: KËTO PËRMBYTJE KRIM SHTETËROR