Prej 30 vitesh, qindra familje në rrugën “Selim Gjyrezi” në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Për ironi të fatit, edhe investimi që filloi pak muaj më parë u la përgjysëm nga bashkia Shkodër, pasi u asfaltuan rreth 100 metër rrugë. Banorët atje tregojnë se punimet filluan që para fushatës zgjedhore, të cilat më pas u lanë përgjysëm duke bërë që banorët të kenë sërish vështirësi në lëvizje.

Kjo zonë është tejet e banuar në këto 30 vite, ndërkohë që pavarësisht thirrjes së tyre për investime në infrastrukturën rrugore, ende nuk kanë marrë shërbimet më të thjeshta nga bashkia Shkodër ndër vite.

Artikulli paraprakSOKOL SADUSHI ZGJIDHET KRYETAR I GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërLEZHË, 25 RASTE TË REJA ME KANCER GJIRI