Vllaznia në fundjavë ka ndeshjen e radhës ndaj Kukësit e cila do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” e cilësuar si një ndeshje mjaft e vështirë për skuadrën shkodrane.

Në një konferencë për shtyp ishte portiere i Vllaznisë Erind Selimaj ku tregoi se përgatitjet rreth kësaj ndeshjeje janë intensive. Selimaj u shpreh se tek ekipi besojnë se në vazhdim do të arrijnë rezultate pozitive e njëkohësisht ngërçi i Vllaznisë është ana psikologjike dhe tyrsnia e madhe . Portieri shkodran në këtë konferencë ndër të tjera u shpre se trajneri Ernest Gjoka ka që në fillim të javës që kanë nisur stërvitjen intensive e njëkohësisht duke u treguar pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës rivale duke qenë se ai një vit më parë ka pasur nën drejtimin e tij këtë skuadër.

Vllaznia në këtë sezon nuk do të jetë një skuadër për mbijetesë por do synojmë fitimin e kupave apo trofeve të ndryshëm e pse jo të jetë pretendente edhe ne kupat e Europës kështu shprehet portieri Erind Selimaj. Barazimi mund të jetë rezultat u kënaqshëm por synim ynë është arritja e fitores u shpreh Erind Selimaj ku në këtë ndeshje ai dhe skuadra shkodrane do të ketë si kundërshtarë lojtarët si Bakaj, Shtubina dhe Guri që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre sezonin e kaluar.

Artikulli paraprak“QYTETARË AKTIVË KUNDËR KORRUPSIONIT NË PYJE”
Artikulli tjetërSTADIUMI NËN RIKONSTRUKSION